Shpërthen vullkani më i madh në Rusi

Evropë

Shpërthen vullkani më i madh në Rusi

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 10:47
ilustrim

Vullkani më i madh euro-aziatik Kluçevskaja, i cili ndodhet në gadishullin rus Kamçatka, ka hedhur hi në lartësi prej gjashtë kilometrash mbi nivelin detar.

Lajmi është bërë i ditur sot nga zyrtarët, sipas të cilëve është dhënë alarmi i portokalltë për aviacionin.

“Hiri është zgjeruar 250 kilometra në veri-perëndim të vullkanit”, theksuan zyrtarët.

Departamenti i Ministrisë ruse për situata emergjente në Kamçatka njoftoi se nuk ka informacione nëse hiri ka rënë në vendbanime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat