Policia spanjolle qëllon për vdekje sulmuesin e Barcelonës

Evropë

Policia spanjolle qëllon për vdekje sulmuesin e Barcelonës

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 17:21
Ministri i Brendshëm i Spanjës, Juan Ignacio Zoido, duke treguar identitetiein e të dyshuarit kryesor për sulmin në Barcelonë

(E plotësuar) - Policia spanjolle ka thënë se ka qëlluar për vdekje të dyshuarin kryesor për sulmin e javës së kaluar në Las Ramblas të Barcelonës, nga i cili kanë vdekur 13 persona.

I dyshuari është identifikuar më herët si Younes Abouyaaqoub.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Aksioni policor ka ndodhur në zonën Subirats në Barcelonë.

Policia ka thënë se sulumesi ka pasur në trup një rrip shpërthyes, andaj kanë angazhuar një skuadër të bombave.

Skuadra e bombave të Spanjës, ka përdorur një robot për t’ju afruar personit, drejt të cilit ka shtënë policia.

Mirëpo më vonë policia ka thënë se rripi nuk ka qenë i vertetë.

Image

Policia vret një person gjatë kërkimeve për shoferin e furgonit

Policia katalanase gjatë kërkimeve për arrestimin e personit të dyshuar si shiofer i furgonit që kreu sulmin terrorist të enjten në Las Ramblas ka qëlluar një person për vdekje.

Operacioni po kryhet në Subirats, 45 km (28 milje) në perëndim të Barcelonës.

Sakaq policia bën me dije se po shqyrton një pajisje të dyshimtë shpërthyese në vendngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat