Mir Bar-hen: Evropa është e humbur, hebrenjtë të shkojnë në Izrael

Evropë

Mir Bar-hen: Evropa është e humbur, hebrenjtë të shkojnë në Izrael

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 23:17
Ilustrim

Rabini kryesor në Barcelonë, Mir Bar-Hen u bën apel hebrenjve të shpërngulen në Izrael sepse "Evropa është e humbur për shkak të islamit radikal".

Ai e inkurajon komunitetin e tij ta braktisë Spanjën, të cilën e quajti "seli të terrorizmit në mbarë Evropën".

Deklarata e tij vjen pas sulmit terrorist në Barcelonë, ku e humbën jetën 13 persona, ndërsa më shumë se 120 të tjerë janë lënduar. Disa orë më vonë ndodhi sulm edhe në Kambrils. Grupi xhihadist Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për të dy sulmet.

"Hebrenjtë nuk janë këtu përherë. U them të mos mendojnë se jemi këtu përgjithmonë. I inkurajoj të blejnë prona në Izrael. Ky vend është i humbur. Mos e përsëritni gabimin e hebrenjve algjerian apo të Venezuelës. Më mirë shkoni tani, sesa të jetë vonë", ka theksuar Rabini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat