Spanjë: Katër persona akuzohen për terrorizëm

Evropë

Spanjë: Katër persona akuzohen për terrorizëm

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 19:14
Spanjë

Katër persona të dyshuar për sulme në Katalonia, në të cilat 15 persona janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur, janë akuzuar sot për vrasje dhe vepra tjera penale që kanë të bëjnë me terrorizmin.

Kështu ka deklaruar një burim i gjykatës, i cili ka dashur të mbetet anonim.

“Ata janë akuzuar se i takojnë një organizate terroriste, vrasje që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe posedim të eksplozivit, ka bërë të ditur burimi”, transmetojnë mediat botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat