Kurtz: Erdogan po tregon sjellje diktatoriale

Evropë

Kurtz: Erdogan po tregon sjellje diktatoriale

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:03
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurtz

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurtz ka thënë se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan se po tregon “sjellje diktatoriale”.

“Ai po dërgon vendin në drejtim të gabuar dhe të rrezikshëm. Marrëdhëniet e tij me kritikuesit, personave që mendojnë ndryshe , dhe pakicave është absolutisht e papranueshme”, ka porositur Kurtz në një deklaratë për Welt të Gjermanisë.

Kur është fjala për aspiratat e Turqisë për në BE, ai ka thënë se edhe pse Ankaraja dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2023 kjo nuk do të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat