Gjenerali serb dënohet për fshehjen e Mlladiqit

Evropë

Gjenerali serb dënohet për fshehjen e Mlladiqit

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 11:25
Marko Lugonja

Një gjykatë në Beograd shpalli të martën fajtor gjeneralin serb të Bosnjës, Marko Lugonja, pasi ai strehoi të arratisurin Ratko Mlladiq në apartamentin e tij në vitin 2002, megjithëse gjenerali nuk pritet të kalojë kohë pas hekurave.

Gjykata e Apelit në Beograd ka shpallur fajtor Marko Lugonjën, një gjeneral të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, tashmë në pension. Ai u dënua me kusht për gjashtë muaj për fshehjen e Ratko Mlladiqit ndërkohë që ai ishte në arrati.

Gjykata konstatoi se Lugonja e kishte fshehur Mlladiqin në banesën e tij në Beograd në shtator të vitit 2002.

Në atë kohë, Mlladiq, i cili ishte komandant i Ushtrisë Serbe të Bosnjës gjatë luftës në vitet 1990 po fshihej në përpjekje për të shmangur ekstradimin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, ICTY.

Ai u akuzua për gjenocid në Srebrenicë dhe shtatë komuna të tjera në Bosnjë-Hercegovinë në 1992, si dhe për persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve, për terrorizim të popullatës vendase në Sarajevë dhe pengmarrje të stafit të UNPROFOR-it.

Vendimi i së martës deklaroi se Lugonja i siguroi Mlladiqit ushqim, si dhe furnizime të tjera, pavarësisht se ishte në dijeni se ish-komandanti i Shtabit të Ushtrisë serbe të Bosnjës akuzohej nga Tribunali i Hagës dhe se kishte një urdhër-arresti kundër tij.

“Gjykata vendosi që Lugonja ka kryer krimin e ofrimit të ndihmës një krimineli, duke pasur parasysh faktin se vetë i pandehuri e pranoi fajin kur pohoi se Mlladiq kishte ndenjur në banesën e tij për pesë apo gjashtë ditë me nxitjen e gjeneralit Zdravko Tolimir. Ai tha se e dinte që ekzistonte një padi kundër Mlladiqit para ICTY dhe se ishte lëshuar një urdhër arresti kundër tij. Ai e ndihmoi Mlladiqin sepse ishte komandanti i tij”, thuhet në shpjegimin e vendimit të gjykatës.

ICTY e dënoi Tolimirin në vitin 2015 me burgim të përjetshëm, por ai vdiq më parë.

Lugonja nuk do të vuajë dënimin gjashtë-mujor me përjashtim të rastit nëse kryen të njëjtin ose një krim të ngjashëm brenda vitit të ardhshëm.

Sipas të njëjtit vendim, Stanko Ristiq, Ljiljana Vaskoviq, Borislav Ivanoviq, Predrag Ristiq, Sasha Badnjar, Ratko Vucetiq, Tatjana Janjuseviq Vaskoviq, Bojan Vaskoviq dhe Blagoja Govedarica janë liruar nga akuzat për fshehjen e Mlladiqit.

Gjykata e Apelit ka vendosur që Prokuroria e Serbisë nuk ka provuar se në periudha të ndryshme nga viti 2002 deri në vitin 2006 ata e ndihmuan Ratko Mlladiqin të fshihej nga ICTY që kishte lëshuar një urdhër arresti kundër tij dhe ishte duke kërkuar ekstradimin e tij.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë të shpallur në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Parë Themelore në Beograd hodhi poshtë akuzat kundër të gjithë 11 të pandehurve, duke shpjeguar se ai e bëri atë për shkak të një statuti të kufizimeve.

Gjykata e Apelit ka vendosur që “statuti i kufizimeve nuk ka skaduar” në këtë rast, por “prokurori publik nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme dhe të bindshme për të mbështetur akuzat e tij gjatë rrjedhës së gjykimit”.

Palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën Supreme të Serbisë.

Mlladiç u arrestua në 2011 pasi ishte në arrati për më shumë se një dekadë. Vendimi i aktgjykimit të shkallës së parë kundër tij pritet të bëhet në nëntor të këtij viti.

Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë të Beogradit të shpallur në maj të vitit të kaluar u hodhën poshtë akuzat kundër 11 të pandehurve, duke shpjeguar vendimin si për shkak të kufizimeve të një statuti.

Gjykata e Apelit ka vendosur që “statuti i kufizimeve nuk ka mbaruar” në këtë rast, por “prokuroria nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme dhe bindëse për të mbështetur akuzat gjatë gjykimit”.

Palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë të Serbisë.

Mlladiq u arrestua në vitin 2011 pas një arratie për më shumë se një dekadë. Vendimi i shkallës së parë kundër tij pritet të mbahet në nëntor të këtij viti./kallxo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat