Sekuestrohet 1,7 tonë kokainë në brigjet e Paqësorit

Evropë

Sekuestrohet 1,7 tonë kokainë në brigjet e Paqësorit

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 22:19
Droga e kapur nga policia

Rojat bregdetare kolumbiane sekuestruan 1,7 tonë kokainë që arrinte vlerën e më shumë se 55 milionë dollarë dhe arrestuan tetë persona gjatë inspektimit të dy barkave përgjatë brigjeve të Paqësorit, njoftoi sot Marina.

Droga ndodhej në bordin e dy barkave të kapura ndërkohë që ishin nisur drejt Amerikës Qendrore, një prej rrugëve më të përdorura nga narkotrafikantët për të dërguar kokainën deri në SHBA, konsumatori i parë botëror.

“Dy operacionet u kryen në të njëjtën kohë, në portin e Tumaco, në rajonin Narino, kufi me Ekuadorin dhe vlera monetare e ngarkesës së sekuestrur arrinte në rreth 57 milionë dollarë”, theksoi Marina në një komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat