Rrëshqitje dheu në Zvicër, tetë persona të humbur

Evropë

Rrëshqitje dheu në Zvicër, tetë persona të humbur

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 gusht 2017 Në ora: 11:33
Rrëshqitje dheu në Zvicër

Nga një fatkeqësi natyrore në Zvicër kanë mbetur tetë persona të humbur, shkruajnë mediat zvicerane. Mes tyre ka edhe gjermanë. Erozioni ka ndodhur në juglindje të vendit, e mërkurë, në vendin e quajtur Bondi në Kantonin Graubünden.

Rrëshqitja e dheut ka bllokuar magjistralen H3 dhe ka arritur të dëmtojë dhjetëra shtëpi. Për gjetjen e tetë personave është aktivizuar ushtria me helikopterë.

Sipas ekspertëve zhvendosja e dheut ka qenë në lartësinë 3369 metra dhe erozioni ka përfshirë deri në katër milion metra kubik dhe./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat