Gjermania dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshjet për migracionin dhe dëbimet

Evropë

Gjermania dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshjet për migracionin dhe dëbimet

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 17:07
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel

Gjermania dhe Egjipti kanë nënshkruar një marrëveshje migrimi mbi lehtësimin e deportimeve, njoftoi ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Gjatë një takimi me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry në Berlin, Gabriel tha se vendet fillimisht do të trajtonin shkaqet e migrimit në Evropë, për shembull duke investuar në trajnimin profesional të të rinjve.

“Bashkëpunimi i ri midis vendeve ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhënien tone”, tha  Shoukry.

Ai i bëri thirrje Gjermanisë për të siguruar më shumë solidaritet dhe mbështetje praktike për të përballuar sfidat me të cilat ballafaqohet Egjipti, si inflacioni i lartë dhe papunësia e të rinjve.

Bashkëpunimi i Gjermanisë me qeverinë egjiptiane nuk ka qenë në nivelin e duhur për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut në vendin e Afrikës Veriore, nën drejtimin e presidentit, Abdul Fattah al-Sissi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat