Juncker: Turqia po largohet me hapa gjigant nga Evropa

Evropë

Juncker: Turqia po largohet me hapa gjigant nga Evropa

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 12:38
Jean Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker theksoi sot se Turqia, që po shkakton shqetësime të forta mbi të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, po largohet me hapa gjigant nga Evropa.

Juncker deklaroi gjithashtu  se “dyshon që Erdogan kërkon të shtyjë Evropën që t’i thotë se kërkon t’i japë fundnegociatave për të shkarkuar gjithë përgjegjësinë mbi Bashkimin Evropian dhe jo mbi Turqinë”.

“Turqia po largohet me hapa prej gjiganti nga Evropa”, shtoi ai gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Bashkimit Evropian.

Negociatat për aderim të Turqisë në BE, që kanë filluar në vitin 2005, janë sot në një pikë të vdekur.

Megjithatë edhe një maxhorancë e vendeve evropiane nuk dëshiron aktualisht të bëjë hapin e pezullimit formal, duke iu trembur një thyerje përfundimtare me një partner kyç mbi dosjen migratore dhe në luftën antiterrorizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat