Vazhdon hetimi për vdekjen e gazetares në nëndetësen artizanale

Evropë

Vazhdon hetimi për vdekjen e gazetares në nëndetësen artizanale

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 21:53
Trupi i suedezes së re me kokën e prerë u gjet më 21 gusht. Policia vazhdon të jetë në kërkim të pjesës tjetër të trupit.

Policia e Kopenhagës njoftoi sot se do të procedojë me një shqyrtim të ri të nëndetëses të ideuar nga Peter Madsen, në bordin e të cilës u zhduk gazetarja suedeze Kim Wall.

Madsen, 46 vjeç, pranon se Kim Wall, 30 vjeç, që kishte hipur në nëndetësen artizanale “Nautilus” për një reportazh, vdiq aksidentalisht dhe se e hodhi trupin në det, jo shumë larg kryeqytetit danez.

Trupi i suedezes së re me kokën e prerë u gjet më 21 gusht. Policia vazhdon të jetë në kërkim të pjesës tjetër të trupit.

Sipas policisë së Kopenhagenit “Peter Madsen mohon vrasjen dhe dëmtimin e kufomës”.

Gjatë kërkimeve të para në nëndetëse, më 13 gusht, policia daneze kishte gjetur pjesë të gjakut që i përkiste Kim Wall.

Në një komunikatë, autoritetet njoftuan se “do të hetojnë sërish ‘Nautilus’ me një skaner për të gjetur të dhëna, armë dhe ndoshta pjesë të fshehura të trupit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat