BE dënon lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut

Evropë

BE dënon lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 22:36
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dënoi sot ashpër testin e ri raketor të kryer nga Koreja e Veriut, të një rakete që ka përshkuar gjithë territorin e Japonisë, dhe nxiti Phenianin për t’u distancuar ndaj çdo provokim i ri.

Sipas autoriteteve japoneze, raketa përshkoi ishullin Hokkaido dhe është rrëzuar më pas në ujërat e oqeanit Paqësor, rreth 1180 kilometra në lindje të brigjeve japoneze, pa shkaktuar dëme tek avionët apo anijet në zonë.

“Këto nisma përbëjnë shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Republikës Demokratike të Koresë së Veriut, siç përcaktohet në disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, u shpreh Mogherini në një deklaratë, duke shfaqur mbështetje të plotë ndaj Japonisë dhe popullit japonez përballë këtij kërcënimi të drejtpërdrejtë.

“Ky test, vjen pas disa javë tensionesh dhe përshkallëzimi verbal mes Uashingtonit dhe Phenianit, përbën një kërcënim të rëndë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, u shpreh Mogherini, duke i bërë thirrje Phenianit për t’u distancuar ndaj formë e re provokimi që mund të nxisë rritjen e tensioneve rajonale dhe globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat