Pesë veta shfajësohen nga komploti për vrasjen e Benazir Bhuttos

Evropë

Pesë veta shfajësohen nga komploti për vrasjen e Benazir Bhuttos

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 14:55
Ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto.

Gjykata Speciale në Pakistan ka shfajësuar pesë persona nga komploti për vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, në vitin 2007.

Gjykata ka thënë se nuk ka prova kundër tyre.

Ata kanë qenë të akuzuar për lidhje me militantët talibanë.

Gjykata në qytetin Ravalpindi po ashtu ka shpallur ish-presidentin pakistanez, Pervez Musharraf, të arratisur nga drejtësia.

Edhe Musharaf është i akuzuar në rastin e Bhuttos.

Dy policë, ndërkaq, janë burgosur për dështim në parandalimin e vrasjes së ish-kryeministres.

Benazir Bhutto është vrarë në një sulm me armë dhe bombë në Ravalpindi, pas një tubimi me mbështetës.

Ajo ka qenë figurë dominuese në politikën pakistaneze dhe ka shërbyer dy herë si kryeministre e vendit.

Qeveria e Musharrafit ka fajësuar shefin e talibanëve pakistanezë, Baitullah Mehsud, për vrasjen e saj. Mehsud, i cili ka mohuar përfshirjen, është vrarë në një sulm të telekomanduar të SHBA-së në vitin 2009.

Në vitin 2010, një raport i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se Qeveria e Musharafit ka dështuar t'i japë Bhuttos mbrojtjen e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat