Turqia reagon ndaj Gjermanisë: Çfarë të bëjmë?

Evropë

Turqia reagon ndaj Gjermanisë: Çfarë të bëjmë?

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 21:37
ilustrim

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu, ka hedhur poshtë “reagimin e zemëruar” të Berlinit ndaj arrestimit më të ri të shtetasve gjermanë në Turqi.

“Kur arrestojmë mbështetësit e puçit, Gjermania shqetësohet, por çfarë të bëjmë? Ata janë po ashtu shtetas turq, por Gjermania nuk pyet pse po arrestoni shtetasit tanë?”, ka thënë Çavushoglu.

Sipas agjencisë së lajmeve Dogan, dy shtetasit e arrestuar gjermanë janë me origjinë turke dhe ata janë arrestuar në Antalia në juglindje të Turqisë, për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me puçin e dështuar ushtarak të vitit të kaluar.

“Nëse kjo është e lidhur me puçin e dështuar, pse i kanë mbajtur dhe atëherë pse i mbroni?”, është shprehur Çavushoglu. 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar dje ashpër arrestimin e dy shtetasve gjermanë në Turqi, duke thënë se Berlini duhet të reagojë me vendosmëri dhe duhet të rishikojë marrëdhëniet me Ankaranë.

Sipas qeverisë gjermane, të dy shtetasit gjermanë janë arrestuar në Turqi për arsye politike.

Agjencia AFP përkujton se me këtë numri i përgjithshëm i të burgosurve së shtetasve gjermanë në Turqi është ngritur në 12.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat