Turqia rrezikon anëtarësimin në BE, thonë zyrtarët evropianë

Evropë

Turqia rrezikon anëtarësimin në BE, thonë zyrtarët evropianë

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 17:13
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti turk, Recep Tayp Erdogan - Foto nga arkivi

Veprimet e autoriteteve turke po e bëjnë ‘të pamundur” anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, kanë thënë zyrtarë të BE-së.

Zëdhënësi i presidentit të Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker, ka cituar deklaratën e bërë nga presidenti javën e kaluar, ku kishte thënë se Turqia “po bën hapa të mëdhenj larg Evropës”.

Çdo vendim për të penguar formalisht procesin e gjatë të anëtarësimit tashmë të ngecur të Turqisë në Bashkimin Evropian, duhet të merret nga 28 vendet anëtare të BE-së.

Në anën tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë dje se ajo duhet të diskutojë me homologët e saj nëse “do t’i japin fund këtyre bisedimeve për anëtarësim”.

“Nuk e shoh Turqinë duke i’u bashkuar ndonjëherë Bashkimit Evropian, kurrë nuk kam besuar se kjo do të ndodhë” ka thënë Merkel, duke shtuar se Turqia është duke “përjashtuar të gjitha praktikat demokratike me shpejtësi të rrezikshme”.

Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayp Erdogan ka shkruar në rrejtin social Twitter se “ është reflektim i mungesës së vizionit, që duke sulmuar Turqinë, përkatësisht Erdoganin, injorohen problemet fundamentale dhe urgjente të Gjermanisë dhe Evropës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat