BE shqyrton reformimin e tatimeve për shkak të Google

Evropë

BE shqyrton reformimin e tatimeve për shkak të Google

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 19:26
Ilustrim

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian duhet të bisedojnë për ndryshimin e rregullave për tatimin, në mënyrë që gjigantët teknologjikë si Google ose Facebook të obligohen për të paguar më shumë tatim në Evropë, shkruan në një dokument të BE-së.

Rregullatorët evropianë po bëhen gjithnjë e më të ashpër ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane, të cilët konsiderohet se po arrijnë fuqi të madhe dhe nën hetime të BE-së do të vendosen Amazon dhe Apple.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat