Pamje prekëse të kapura me dron: Ja çka i bëri uragani një ishulli të tërë

Evropë

Pamje prekëse të kapura me dron: Ja çka i bëri uragani një ishulli të tërë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:44
Ishulli Saint Martin

Pamjet e filmuara nga droni mbi territorin e ishujve Karaibe e në veçanti mbi Saint Martin, tregojnë më së miri dëmet që i ka shkaktuar uragani Irma gjatë javës së kaluar.

Videoja është publikuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, pasi që Saint Martin është nën administrimin e Francës.

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar prioritet i qeverisë do të jetë plani strategjik për të ndihmuar banorët e asaj zone që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Ai gjithashtu tha se afro 1.900 policë janë dërguar në atë vend për t’u përkujdesur për sigurinë e njerëzve që kanë filluar të rikthehen në zona ku kanë banuar, duke shpresuar se do të arrijnë të bëjnë sërish një jetë normale.

Uragani Irma ka shkatërruar plotësisht shumë qytete në ishujt Karaibe, ndërsa miliona banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ujë të pijshëm, ndërsa erërat e forta që frynin me 300 kilometra në orë kanë shkatërruar gjithçka para vetes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat