Telefonata kërcënuese për sulme me bombë në Rusi - Bota Sot
Telefonata kërcënuese për sulme me bombë në Rusi

Evropë

E martë, 26 shtator 2017

Telefonata kërcënuese për sulme me bombë në Rusi

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:52
Ilustrim

Rusia ka pranuar në katër ditët e fundit, një sërë telefonatash kërcënuese për sulm me bombë.

Burimet nga agjencitë për zbatimin e ligjit në Moskë, citohen të kenë thënë se mijëra njerëz ishin evakuar nga qendrat tregtare, stacione të trenave, universitete dhe ndërtesa të tjera, pas 20 telefonatave kërcënuese për sulme me bombë.

Evakuime ka pasur në vende publike, në Abakan, Tomsk, Saratov dhe disa qytete të tjera në Rusi.

Evakuimi i parë është raportuar në zyren e kryetarit të Omsk-it ,më 10 shtator, pasi një perso i panjohur ka telefonuar autoritetet duke thënë se ishte një bombë në ndërtesë.

Kërkimet në ndërtesën e evakuar nuk kanë gjetur ndojë bombë apo ekploziv, në asnjë nga qytetet ku është raportuar të ketë bomba.

Zëdhënësja e policiës Olga Shterk, i quajti kërcënimet si” sulme të rreme”, ajo tha se “telefonatat janë bërë përmes internetit, prandaj kjo e vështirëson identifikimin e lokacionit nga janë bërë thirrjet”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test