Dramë familjare në Gjermani: Babai qëllon për vdekje djalin dhe dy persona

Evropë

Dramë familjare në Gjermani: Babai qëllon për vdekje djalin dhe dy persona

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shtator 2017 Në ora: 14:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në qytezën gjermane Villingendorf (Baden-Württemberg) ka ndodhur një dramë familjare. Rreth orës 21.30, e enjte, është qëlluar për vdekje një burrë (34), një grua (29) dhe një fëmijë (6). Agresori (40) është babai i fëmijës dhe me origjinë kroate. Nëna e djalit gjashtë vjeçar ka mundur të arratiset, ndërsa motivi i tragjedisë mendohet të kenë qenë problemet familjare, thanë nga policia në Tuttlingen, shkruan "Bild".

Agresori Drazen Dakic është akoma në arrati dhe policia gjermane ka publikuar fotografitë e tij për të kërkuar ndihmën e dëshmitarëve në numrin 07461/941-117 ose 0741/477-107. 50 policë gjermane po patrullojnë për gjetjen e 40 vjeçarit./Bota sot

Image
Drazen Dakic
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat