Islanda udhëhiqet nga qeveria e përkohshme

Evropë

Islanda udhëhiqet nga qeveria e përkohshme

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 19:26
Kryeministri Bjarni Benediktsson

Presidenti i Islandës pranoi sot dorëheqjen zyrtare të qeverisë së qendrës së djathtë, por i kërkoi kryeministrit për të qëndruar në postin e tij deri në formimin e qeverisë së re.

Kryeministri Bjarni Benediktsson bëri kërkesë dje për organizimin e zgjedhjeve të reja, pas tërheqjes së një partie të koalicionit të qendrës së djathtë që shkaktoi rrëzimin e qeverisë së tij të formuar nëntë muaj më parë me çmimin e negociatave të vështira, duke nxitur një krizë të paprecedentë politike.

Zgjedhjet, sapo të shpallet zyrtarisht dorëheqja e qeverisë, priten të organizohen para fundit të vitit.

“Pranova dorëheqjen e kryeministrit, të cilit i dhashë besimin tim, si dhe qeverisë së tij, për të qëndruar në detyrë deri në miratimin e një qeverie të re”, deklaroi kreu i shtetit, Gudni Johannesson në një deklaratë të publikuar pas takimit me Benediktsson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat