Arrestohet edhe një i dyshuar tjetër për sulmin terrorist në Londër

Evropë

Arrestohet edhe një i dyshuar tjetër për sulmin terrorist në Londër

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 10:43
Londër

Policia britanike e ka arrestuar edhe një burrë tjetër në lidhje me sulmin terrorist të së premtes në një stacion treni në Londër.

Njëzet e një vjeçi u arrestua në Hounslow, në perëndim të Londrës, të shtunën mbrëma në dyshimin për shkelje terroriste dhe tani ndodhet në paraburgim në jug të Londrës.

Më herët është arrestuar një 18-vjeçar, i cili është duke u mbajtur për shkelje terroriste në lidhje me shpërthimin brenda trenit, ku u plagosen 30 persona.

Ai u arrestua të shtunën në mëngjes në Port of Dover.

Niveli i kërcënimit të terrorizmit mbetet kritik në Britani të Madhe, që do të thotë se ndonjë sulm pritet të ndodhë shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat