Refuzon ta heqë ferexhenë, gruaja dëbohet nga aeroporti i Brukselit

Evropë

Refuzon ta heqë ferexhenë, gruaja dëbohet nga aeroporti i Brukselit

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 13:13
Ilustrim

Një grua nga Danimarka, ka refuzuar që ta heq ferexhenë – veshjen fetare ku është e mbuluar fytyra dhe gjithë trupi, që të indetifikohej nga autoritete në aeroportin e Brukselit në Belgjikë.

Ajo është dëbuar nga aty dhe nuk është lejuar të fluturojë pasi, pra, nuk ka qenë e mundur që të identifikohej fytyra e saj, shkruan Aljazeera, përcjellë Klan Kosova.

Theo Frankcen, sekretari i shtetit të Belgjikës për azil dhe migracion ka konfirmuar incidentin.

“Një grua daneze me prejardhje nga Tunisi ka refuzuar që ta heq ferexhenë në pikën e kontrollit. Policia s’ka mundur ta identifikojë dhe më pas ajo është kthyer për në Tunis”, ka thënë ai në Twitter.

Ai nuk ka treguar se cili ka qenë identiteti i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat