Rritet presioni kundër referendumit kurd

Evropë

Rritet presioni kundër referendumit kurd

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 08:57
Pano që tregon për referendumin e planifikuar të kurdëve.

Është rritur presioni mbi udhëheqësit kurdë në veri të Irakut, të cilët planifikojnë të mbajnë referendum për pavarësi, më 25 shtator.

Ligjbërësit në rajonin autonom të Kurdistanit dhe në disa zona përreth kanë miratuar planin në kundërshtim me autoritetet qendrore në Bagdad.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se referendumi i planifikuar do të dëmtojë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Shtetet fqinje, përfshirë Turqinë dhe Iranin, të dyja me komunitete të mëdha kurde, kanë kundërshtuar po ashtu votimin.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të diskutojë çështjen me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi. Dy liderët do të takohen këtë javë në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Vendet perëndimore kanë shprehur shqetësime se referendumi kurd mund të ndezë tensione të reja në rajon. Javën e kaluar, Parlamenti i Irakut, përmes një rezolute, ka hedhur poshtë referendumin dhe ka premtuar se do të përdorë “çdo mjet të nevojshëm” për ta parandaluar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat