Rikthimi i liberalëve gjermanë në zgjedhje burim shqetësimi në Evropë

Evropë

Rikthimi i liberalëve gjermanë në zgjedhje burim shqetësimi në Evropë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 14:36
Christian Lindner

Parti e pavarur në historinë e politikës gjermane, Liberalët të gatshëm në këto zgjedhje për t’u rikthyer në Parlament dhe ndoshta në qeveri. Një perspektivë që mund t’a shndërrojë Gjermaninë në partner shumë më pak të përshtatshëm për pjesën tjetër të Evropës.

Nën drejtimin e të riut dhe fotozhenikut drejtuesit të saj, Christian Lindner, partia liberal-demokratike (FDP) në fakt ka pësuar ndryshime duke e transformuar në  një lëvizje prej kohësh njohur si e qendrës dhe krejtësisht pro-evropiane në një grupim që shfaqet tashmë qartësisht drejt së djathtës, shpesh euroskeptik dhe kundër imigracionit.

Ndër të tjera, pasi u nxorr jashtë në 2013, partia bëhet gati për t’u rithyer në Bundestag gjatë zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatori dhe befasisht për t’u shndërruar në një partner të mundshëm për qeverinë e koalicionit.– Shqetësim në Evropë-

Sondazhet e fundit e rendisin me rreth 9 për qind të votave. Është e qartë se kemi një mundësi të artë për t’u rikthyer, kush e besonte? u shpreh këtë javë Christian Lindner, 38 vjeç i pranishëm në spotet televizive të partisë së tij ku shfaqet gjithnjë i veshur me këmishë të bardhë pa emocione.

Kancelaria shfaqet në këndvështrimin e sondazheve nën drejtimin e Angela Merkel dhe partisë së saj konservatore, e kredituar me rreth 37 për qind, për një mandat të katërt. Por me sistemin proporcional të zgjedhjeve në Gjermani, ata do të kenë nevojë për aleatë.

E sigurt, një vazhdim i koalicionit aktual me social-demokratët mbetet alternativë e mundshme. Ky bashkim djathtë-e majtë është gjithashtu gjithnjë e më pak i pëlqyer nga opinioni dhe mundësi të tjera duke përfshirë Liberalët janë të diskutueshme.

Gjithçka varet nga rezultati final i katër partive “të vogla” pas konservatorëve dhe social-demokratëve. FDP, Të gjelbërit, e djathta nacionaliste e AfD dhe e majta radikale mund të fitojnë rreth 10 për qind sipas sondazhe.

“Çështja kryesore e këtyre zgjedhjeve mbetet të bëhet e ditur se kush do të renditet forca e tretë”, tha sekretari i përgjithshëm i FDP, Nikola Beer.

FDP ka eksperiencë të luajë kartën e partive të pavarura. Që prej themelimit të RFGJ në 1949, ai ka qenë me përjashtim të një njëzet vjeçari, në të gjitha koalicionet e vendit. E fundit në radhë mes viteve 2009 dhe 2013, tashmë nën drejtimin e Angela Merkel.

Hipoteza e një rikthimi të liberalëve në pushtet nxit tashmë një farë shqetësimi në Evropë pasi njihet si temperament për të ashpërsuar qëndrimin e Gjermanisë në disa çështje.

Reforma e eurozonës me buxhetin dhe ministrin e Financave promovuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron do të ishte “një çështje e vdekur dhe e harruar”, shprehet Christian Odendahl, ekonomist në Qendrën për Reformën Evropiane.

‘Nëse ideja e pajisjes së eurozonës me buxhetin e saj, të një tuneli parash që dalin nga Gjermania që do të shkonin drejtpërdrejtë për shtetet e tjera të Evropës, atëherë kjo marrëveshje financiare do të bëhej pa ne”, paralajmëroi të dielën,Christian Lindner gjatë një kongresi.

E njëjta gjë edhe për vijimin e zgjerimit të zonës euro për vende si Rumania apo Bullgaria.– Qëndime pro-ruse-Qëndrimet e fundit pro-ruse të FDP, ndryshe nga linja e ndjekur nga Angela Merkel pritet gjithashtu të nxisin debat. Në rastin e hyrjes në qeveri, kjo forcë mund të marrë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në emër të interesave ekonomike, kreu i Liberalëve bëri thirrje për të rinjohur aneksimin në 2014 të Krimesë nga Rusia, që BE vijon të mbaj një qëndrim kritik, dhe të nisë të heqë sanksionet kundër Rusisë.

“Siguria dhe mirëqënia e Evropës varen gjithashtu nga marrëdhëniet me Moskën”, argumentoi ai.

Përtej kësaj, Liberalët shfaqen të mbyllur hermetikisht ndaj imigracionit duke kritikuar politikën migratore me dyer të hapura të Angela Merkel në 2015 dhe 2016. Në pikën që një nga drejtuesit të AfD, Alexander Gauland, pohoi se mund të besohet një qeveri koalicioni mes lëvizjes së tij nacionaliste dhe FDP.

Liberalët po përgatiten në çdo rast për t’u shndërruar në një aleat bezdisës për Angela Merkel në rast koalicioni. Si do t’a ndërtonit vendin nëse do të mund të fillonit nga zero? pyet Christian Lindner në një nga videot e tij elektorale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat