Azerbajxhani nikoqir i manovrave ushtarake me Turqinë

Evropë

Azerbajxhani nikoqir i manovrave ushtarake me Turqinë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 16:11
Manovrat e forcave ajrore të Turqisë dhe Azerbajxhanit, TurAz Qartali 2017.

Forcat ajrore të Azerbajxhanit dhe Turqisë kanë filluar manovrat dyjavore ushtarake në Azerbajxhan.

Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit ka thënë se manovrat “TurAz Qartali-2017” kanë filluar me 18 shtator.

Thuhet se 20 avionë ushtarakë do të përdoren në këto stërvitje, të cilat fokusohen në kërkime të përbashkëta, operacione të shpëtimit, si dhe në shkatërrimin e caqeve përmes sulmeve ajrore, dhe manovra tjera.

Sipas ministrisë, stërvitjet janë pjesë e planit vjetor të bashkepunimit në mes të dy shteteve, Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat