I shpëtoi Hagës, tani Shesheli tallet keq me Tribunalin

Evropë

I shpëtoi Hagës, tani Shesheli tallet keq me Tribunalin

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 16:57
Vojsilav Sheshel

Politikani nacionalist serb, Vojsilav Sheshel, është tallur me Tribunalin e Hagës duke pozuar si gjykatës në një emision televiziv në Serbi.

Por, gjykata e OKB-së për krime të luftës në Hagë e ka paralajmëruar sot Sheshelin se nëse nuk paraqitet për seancën dëgjimore në lidhje me ankesën e prokurorisë, pasi nuk kishte marrë pjesë seancën e shpalljes së verdiktit në gjykimin e tij, atëherë gjykata do t’ia caktojë një avokat mbrojtës deshi ai apo jo.

Paralajmërimi i Tribunalit të Hagës vjen pasi Shesheli, lider i një partie radikale e nacionaliste serbe, përsëri u tall me gjykatën e OKB-së i veshur me rroba të gjykatësit dhe duke e dhënë dënimin gjatë një emisioni të televizionit pro-qeveritar, Pink, këtë të shtune.

“Më thoni, a ka ndonjë flamur të Bashkimit Evropian këtu? Dua ta di nëse do të m’u duhet ta djeg sonte”, tha Shesheli në këtë emision, duke iu referuar incidentit të vitit të kaluar kur i dogji flamujt e BE-së dhe NATO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat