Në bregdetin e Belgjikës është gjetur një nëndetëse gjermane

Evropë

Në bregdetin e Belgjikës është gjetur një nëndetëse gjermane

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 15:22
ilustrim

Një mbeturinë e një nëndetëseje të Gjermanisë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, në të cilënkonsiderohet se janë trupat e pajetë të 23 anëtarëve të ekuipazhit është gjetur, kanë thënë autoritetet rajonale belge.

Guvernatori i një rajoni në Belgjikë, Carl Decaluwe, i tha sot agjencisë Associated Press se pamja në fund të Detit Verior ishte “shumë unike”.

Sipas tij, “dëmtimi ishte në pjesën ballore, por nëndetësja mbetet e mbyllur dhe atje ende janë 23 njerëz”.

Zoti Decaluwe tha se nëndetësja ishte gjetur nga kërkuesit. Ai ka refuzuar të paraqes më tepër detaje për lokacionin derisa ai të sigurohet.

Ai tha, po ashtu, se e ka kontaktuar ambasadorin gjerman në Belgjikë, pasi “atje ka njerëz në bord dhe ne duhet të shohim se çka do të bëjmë” me mbetjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat