Grabitësi kërcënon me vrasje 3 vjeçaren për një telefon

Evropë

Grabitësi kërcënon me vrasje 3 vjeçaren për një telefon

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 18:16
Ilustrim

Një grabitës i drejtoi thikën një vajze 3 vjeçare dhe kërcënoi se do ta vriste nëse nuk i dorëzonte telefonin celular.

Policia ka nisur kërkimet për autorin e ngjarjes, i cili sulmoi nënën dhe fëmijën e saj të vogël pranë një kishe në Britani. 

Policët besojnë se incidenti i tmerrshëm është i lidhur me një varg plaçkitjesh në të njëjtën zonë.

Vetëm dhjetë ditë më parë, tre vajzat 17-vjeçare u grabitën natën vonë.

Në incidentin më të fundit, sulmuesi kërcënoi të vriste trevjeçaren në kopshtin e Kishës Bromley Parish nëse nëna e saj nuk e dorëzonte telefonin, gjë që e bëri për të mbrojtur fëmijën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat