Ministri austriak: Në Ballkan ka ruta të reja për refugjatët

Evropë

Ministri austriak: Në Ballkan ka ruta të reja për refugjatët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shtator 2017 Në ora: 09:34
Peter Doskozil

Ministri i brendshëm austriak, Peter Doskozil, 47, në një intervistë për konservatoren gjermane “Die Welt” ka theksuar se janë gjetur ruta tjera për refugjatët.

“Ruta ballkanike akoma nuk është mbyllur tërësisht. Këtë vit kanë ardhur 20.000 refugjatë tjerë në Austri, prej të cilëve 12.000 kanë kërkuar azil. Ne theksojmë se 8000 sosh kanë ardhur nga rrugët ballkanike,” tha Doskozil, i cili në pyetjen se cila është ruta e re ballkanike, u përgjigj: “Pas mbylljes së kufirit nga Hungaria dhe Maqedonia, refugjatët përpiqen të gjejnë ruta tjera nga Greqia dhe Serbia, përmes Sllovakisë përsëri drejt veriut. Ata marrin rrugët përmes Rumanisë ose Bullgarisë.”

Ministri austriak theksoi se është e patolerueshme që të kërkohet azil ekonomik në BE, ndërsa ka përjashtime për azilkërkuesit libianë, sirianë të cilët vendet e tyre janë në luftra civile./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat