Pas 250 vjetësh vërehet për herë të parë bizoni i egër dhe vritet menjëherë

Evropë

Pas 250 vjetësh vërehet për herë të parë bizoni i egër dhe vritet menjëherë

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 15:23
Bizoni

Fondacioni Botëror për Natyrën (WWF) njoftoi se do të ngre padi kundër zyrtarëve në Gjermaninë lindore, të cilët urdhëruan gjuetarët të vrasin një bizon, lloji i fundit i të cilit për herë të fundit është parë para 250 vjetësh.

Policia tha se një njeri vërejti bizonin më 13 shtator në afërsi të lumit Oder në Lebus, qytet i vendosur 88 kilometra në lindje të Berlinit.

Zyrtarët vendorë pastaj morën vendimin për të vrarë bizonin, duke argumentuar se ai paraqet kërcënim për sigurinë e komunitetit.

"Lirimi i kafshëve të mbrojtura në mënyrë rigoroze, të cilat nuk përbëjnë një kërcënim të mundshëm, është një krim," tha oficeri kryesor i Fondacionit botëror për natyrën, Kristof Heinrich.

"Pas më shumë se 250 vjetësh, bizoni i egër është vërejtur sërish në Gjermani, dhe autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të mendojnë për asgjë tjetër, përveç për të vrarë atë," shtoi Heinrich.

Në faqen e internetit të Fondacionit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës thuhet, se "sjellja e bizonit nuk përbën kërcënim për popullatën" dhe se "të gjitha projektet aktuale në Poloni, të cilat përfshijnë bizonë të egër, po zbatohen me sukses".

Besohet se bizoni ka përfunduar në Gjermani, pasi u largua nga parku polak kombëtar, që gjendet në kufirin midis dy vendeve.

Bizoni evropian konsiderohet specie e rrezikuar dhe ndodhet në listën e kuqe të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Sot ai jeton në më shumë se 30 vende të botës, raporton Independent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat