Një gjykatë e Stambollit urdhëroi sot lënien në paraburgim të 14 avokatëve të arrestuar më 12 shtator, që ishin të përfshirë në mbrojtjen e dy pedagogëve në grevë urie prej gjashtë muajsh që kundërshtonin largimin nga puna.
Dymbëdhjetë prej tyre janë të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe dy të tjerë për themelim dhe drejtim të një organizate terroriste, në rastin konkret DHKP-C, një grupim i ekstremit të majtë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadoly”.
Të 14 avokatët, të Zyrës së të drejtave të njeriut (HHB) u arrestuan më 12 shtator, dy ditë para fillimit të procesit gjyqësor të Nuriye Gulmen dhe Semih Ozakça, dy pedagogëve të arrestuar prej fundit të majit.
Dy avokatë të tjerë të arrestuar në të njëjtën kohën morën masën lirim me kusht me urdhër të gjykatës, saktësoi agjencia.
Gulmen pedagoge dhe Ozakça mësues, u shndërruan në Turqi në simbole të spastrimeve pas puçit të dështuar të 15 korrikut 2016, që Ankaraja akuzon predikuesin Fethullah Gulen, i cili përgënjeshtron çdo përfshirje të mundshme.