Rrëzohet një avion në aeroportin Ataturk të Stambollit

Evropë

Rrëzohet një avion në aeroportin Ataturk të Stambollit

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 22:29
Aksidenti

Aeroporti kryesor i Stambollit, Ataturk, është mbyllur përkohësisht pasi që nja aeroplan privat është rrëzuar derisa po tentonte të aterronte.

Aeroplani u përplas derisa po aterronte dhe u përfshi nga flaka, kurse tipi i aeroplanit raportohet të jetë Cessna 650 Citation 7.

Image

Sipas autoriteteve të aeroportit Ataturk, brenda këtij aeroplani mund të akomodohen gjashtë persona dhe dy pilotë.

Sipas informatave të para piloti ka vdekur, derisa katër pasagjerë janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat