Seancë dëgjimore për Saakashvillin

Evropë

Seancë dëgjimore për Saakashvillin

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 14:01
Ish-presidenti Gjeorgjian dhe guvernatori rajonal i Ukrainës, Mikheil Saakashvili.

Me kthimin e Mikheil Saakashvillit, një gjykatë në Ukrainë ka vazhduar seancën dëgjimore kundër tij.

Ish-presidenti Gjeorgjian dhe guvernatori rajonal i Ukrainës, nuk ishte i pranishëm në gjykatë në veri të Ukrainës, në qytetin e Lviv-it.

I privuar nga nënshtetësia ukrainase, Saakashvili sfidoi autoritetet, i ndihmuar nga qindra përkrahës, ai kaloi në Ukrainë, përmes Polonisë.

Prokurorët e lartë të shtetit thanë se Saakashvili nuk do të arrestohet apo ekstradohet në Gjeorgji, ku ai kërkohet nën akuzat për korrupsion në kohën sa shërbeu si President i vendit, në vitet 2004 -2013.

Me reputacionin për luftën kundër korrupsionit, Saakashvili ishte privuar nga nënshtetësia gjeorgjiane në vitin 2015, ku ai mori nënshtetësinë ukrainase për tu bërë guvernator i rajonit të Odesas.

Ai dha dorëheqje nga posti i guvernatorit në vitin 2016, nën ankesën se qeveria e Poroshenkos po i ndalonte përpjekjet e tij për të luftuar korrupsionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat