Ligji i arsimit për pakicat në Ukrainë, diskriminues

Evropë

Ligji i arsimit për pakicat në Ukrainë, diskriminues

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:09
ilustrim

Presidenti rumun, Klaus Iohannis ka anuluar vizitën në Kiev pas vendimit të Ukrainës për të ndryshuar ligjin e arsimit për pakicat, njoftoi sot agjencia rumune e lajmeve “Mediafax”.

Iohannis e njoftoi presidentin ukrainas, Petro Poroshenko gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork, se ai e ka anuluar vizitën zyrtare të planifikuar në tetor.

Ky vendim u mor, pas miratimit nga parlamenti të një ligji që kufizon mësimdhënien në gjuhët e pakicave.

Gjithashtu, qeveria e Hungarisë ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me ligjin e arsimit.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se tërheqja e të drejtave ekzistuese të pakicave nuk është e zakonshme në kulturën evropiane dhe se ky vendim e vështirëson procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Rreth 400000 rumunë etnikë dhe 140000 hungarezë, janë të prekur nga ligji i ri, pasi fëmijët e tyre do të kenë vetëm gjuhën ukrainase në shkolla, pas klasës së pestë.

Parlamentet e të dy vendeve kanë dënuar vendimin e Ukrainës për miratimin e ligjit të arsimit.

Ligji i Ukrainës shihet si një përpjekje për të zvogëluar ndikimin e Moskës, me të cilin Kiev po lufton kundër Krimesë.

Rreth tetë milionë rusë, që përbëjnë rreth 17 për qind të popullsisë, janë pakica më e madhe në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat