May: Londra do të respektojë angazhimet e saj financiare ndaj BE-së

Evropë

May: Londra do të respektojë angazhimet e saj financiare ndaj BE-së

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:45
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May garantoi sot se vendi i saj do të respektojë angazhimet financiare, pas daljes nga Bashkimi Evropian.

“Kjo do të garantojë që asnjë vend nuk do të paguajë më shumë apo të marrë më pak, për pjesën e mbetur të buxhetit, që mbaron në vitin 2020”, theksoi ajo.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian kërkon që të paguhet një faturë mes 60 dhe 100 miliardë euro, që është gjithashtu edhe një pikë që ka bllokuar negociatat e Brexit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat