Macron prezanto reformimin e BE-së pas zgjedhjeve në Gjermani

Evropë

Macron prezanto reformimin e BE-së pas zgjedhjeve në Gjermani

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 21:07
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të prezantojë planin e tij për të reformuar Bashkimin Evropian të martën, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani.

Udhëtimi i parë jashtë vendit i Macronit pasi u bë president ishte në maj në Berlin, ku ai dhe Merkel vendosën të punojnë së bashku për të krijuar një udhërrëfyes të BE-së dhe eurozonës.

Gjermania dhe Franca janë parë qenë tradicionalisht si forca drejtuese pas integrimit evropian dhe Macron kërkon të vazhdojë premtimin e bërë gjatë fushatës për të reformuar dhe forcuar BE-në.

“Macron do të prezantojë vizionin e tij të martën në një fjalim që do të zhvillohet para studentëve në Universitetin e Sorbonës në Paris”, njoftoi Zyra e presidencës franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat