Socialdemokratët refuzojnë të qeverisin me Merkel

Evropë

Socialdemokratët refuzojnë të qeverisin me Merkel

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 18:58
Manuela Schwesig

Partia social-demokrate njoftoi sot se nuk dëshironte më të formonte koalicion me konservatorët në qeverinë e ardhshme të Angela Merkel dhe se preferonte të mbante vendin e opozitës në Parlament, pas një dështimi me përmasa historike në zgjedhjet legjislative.

“Ne kemi marrë një mandat të qartë nga zgjedhësit për të dalë në opozitë”, deklaroi një prej zyrtareve të partisë Manuela Schwesig, për stacionin televiziv ZDF.

“Për ne, koalicioni i madh me konservatorët përfundon sot”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat