Pamje shokuese: Aeroplani përplaset në det, piloti gjen vdekjen

Evropë

Pamje shokuese: Aeroplani përplaset në det, piloti gjen vdekjen

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 10:33
Kapiteni Gabriele Orlandi ka gjetur vdekjen kur një Air Force F-2000A Typhoon u përplas në det

Ky është momenti i tmerrshëm që një pilot i Eurofighter u rrëzua në det pasi thuhet se diçka nuk kishte shkuar ashtu siç duhej në një “Italian Air Show”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për kapitenin Gabriele Orlandi i cili ka gjetur vdekjen kur një Air Force F-2000A Typhoon u përplas në det, shumë afër brigjeve të Terrancia – 47 milje në jug të Romës.

E pamjet tmerruese thuhet se tregojnë momentin kur një aeroplan 170 milionë dollarësh duke realizuar një manovër.

Por, siç duket diçka shkoi keq kur aeroplani u zhyt në drejtim të detit, derisa piloti dëshpërimisht tenton të rimarrë lartësinë.

Sipas mediave të huaja, të cilat shkruajnë se dëshmitarë kanë qenë edhe familjarët e tij, mbetjet e pilotit 36-vjeçar u gjetën 90 minuta pas rrëzimit.

“Ishte e tmerrshme, avioni duhet të kishte prekur ujin dhe më pas të ngrihej përsëri”, ka thënë një dëshmitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat