Këto vende janë bastionet e partive gjermane

Evropë

Këto vende janë bastionet e partive gjermane

Nga: Fitim Dika Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:52
Bationet e CDU/CSU

Në 24 shtator Gjermania votoi duke i dhënë për të pestën herë rradhazi fitoren kancelares së deritanishme Angela Merkel. Por kjo fitore është cilësuar si e hidhur, për shkak se ka fituar vetëm 32% të votave, që patjetër i duhen edhe dy parti të vogla për të krijuar qeverinë - sipas gjitha gjasave të Gjelbërit dhe Të Majtët. shkruan "Die Welt".

Në Gjermani tani ka gjashtë parti parlamentare: Unioni krishtero demokrat i Merkelit: CDU/CSU; partia social demokrate SPD; FDP, Die Linke, Të Gjelbërit dhe partia populliste AfD.

Bastionet e CDU/CSU janë: rajonet nga veriu drejt perëndimit për të shkuar deri në Bajern. Përqindja më e lartë e saj është shënuar në Cloppenburg me 53,1 përqind.

Bastioni i SPD përsëri mbetet veriu i Gjermanisë, në Nordhessen si dhe pjesë të Niedersachsens. Rezultati më i mirë mbetet në „Aurich – Emden“ me 37,8 përqind të votave. Përndryshe ky rajon njihet si vendi me numrin më të madh të protestantëve me mbi 70 përqind. SPD veçanërisht e dobët ka dalë në zonat kufitare me Zvicrën 7.8 përqind, ndërsa atje forca e dytë ka dalë AfD me 35,5 përqind.

Image

Në Berlin tani SPD është partia e tretë, pavarësisht se udhëheq komunën me Michael Müller. Ajo ka dalë me 17.9 përqind të votave, pas Union-it (22,7) dhe Të Majtëve (18,8).

Partia populliste AfD tashmë nuk ka bastion vetëm lindjen e Gjermanisë, por edhe shumë zona tjera gjermane. Përveç rajonit gjerman në kufi me Zvicrën, AfD ka dalë e para në Saksoni, ndërsa rezultate të mira ka marrë edhe në Donau, Deggendorf dhe në një rrip prej Ulm deri Passau. Interesante: AfD ka triumfuar edhe në Ingolstadt, vendlindjen e shefit të CSU  Horst Seehofer.

Rezultatet të dobta për popullistët vijnë në Münster.

Për partinë e djathtë FDP ndikimi është kryesisht në zonën perëndimore gjermane dhe atë jo në qytete por në zonat periferike. Veçanërisht në zonat periferike të Hamburgut, Schleswig-Holstein dhe NRW. Në qytet më mirë ka rezultat në Dyseldorf me 19,7 përqind, ndërsa më dobët në Berlin-Lichtenberg me 5,3 përqind.

Bastionet e Të Gjelbërve janë në Baden-Württemberg, Schleswig-Holstein dhe Südhessen, ndërsa Te Majtët (Die Linke) bastion kanë verilindjen dhe disa zona të Berlinit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat