Partia e Gjelbërt në Gjermani, ka thënë se ndër kushtet kryesore për t’u bërë pjesë e koalicionit qeveritar do të jetë përmbushja e obligimeve ndaj marrëveshjes klimatike të Parisit.
Cem Ozdemir, bashkë lideri i partisë së Gjerlbërt, ka thënë në një konferencë për media se partia e tij, në bisedimet për koalicion me Angela Merkel, do të fokusohet në ndryshimet klimatike, drejtësinë Evropiane dhe atë sociale.
Duke u drejtuar kah liberalët, Demokratët e Lirë, të cilët kishin zhvilluar fushatë kundër integrimit Evropian, Ozdemir tha se Evropa do t’i zgjidhë problemet vetëm me politikat e ashpra që ka.