Merkel zotohet të fitojë votuesit e krahut të djathtë

Evropë

Merkel zotohet të fitojë votuesit e krahut të djathtë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 25 shtator 2017 Në ora: 17:20
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se ajo dëshiron të fitojë përsëri votuesit që e braktisën partinë e saj, të cilët votuan  për  partinë e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Zonja Merkel është rizgjedhur në detyrën e kancelarës në mandat të katërt, pavarësisht humbjeve të rënda për partinë e saj.

Por, ajo tani do të përballet me bisedime me partitë e tjera për formimin e qeverisë së re.

Pasi fitoi ulëset e para në Bundestag, AfD u zotua për të luftuar "një pushtim të të huajve" në vend.

"Ne duam një politikë tjetër," tha bashkë-lider I këtij subjekti politik, Alexander Gauland.

Por, tashmë kanë filluar konfliktet në mes të udhëheqësve të AfD-së për drejtimin e partisë.

Në konferencën e lajmeve të partisë, të hënën në mëngjes, kryetarja Frauke Petry, njoftoi se ajo nuk do të jetë pjesë e bllokut të AfD kur të bashkohet me Bundestagun./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat