Një super stuhi pritet të godasë Britaninë e Madhe javën e ardhshme

Evropë

Një super stuhi pritet të godasë Britaninë e Madhe javën e ardhshme

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:01
Ilustrim

Një super stuhi, e cila është lindur si pasojë e dy uraganeve masive në Oqeanin Atlantik, pritet të godasë Britaninë e Madhe javën e ardhshme.

Mediat britanike shkruajnë se sipas rrugës së projektuar të super stuhisë, ajo pritet të godasë vendin në fillim të javës së ardhshme.

Meteorologët shfaqin drojën nga një mot jashtëzakonisht i keq.

Ata janë duke përcjellë gjendjen nga afër dhe presin që të ketë erëra të fuqishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat