Pamje nga shpërthimi në Paris

Evropë

Pamje nga shpërthimi në Paris

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 12:45
Pamje nga shperthimi

Një motoçikletë ka shpërthyer sot para zyrës ushtarake të Jordanisë në Paris.

Zyrtarët francezë kanë thënë se askush nuk është lënduar në shpërthimin e motoçikletës që u shkaktua nga zjarri që e kishte kapluar atë.

Policia është duke hetuar nëse motoçikletës i është vënë zjarri qëllimshëm sot në mëngjes para zyrës së misionit ushtarak të Jordanisë në Francë.

Zjarri e kaploi automjetin diplomatik, por Ambasada e Jordanisë në Francë ka thënë se nuk beson se zyrat e saj ishin cak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat