KE dënon pezullimin e të zgjedhurve lokale në Turqi

Evropë

KE dënon pezullimin e të zgjedhurve lokale në Turqi

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:24
Ilustrim

Ekspertë të Këshillit të Evropës dënuan sot si një “cenim ndaj demokracisë lokale” të një dekreti ligjor i dekretuar në mënyrë urgjente në Turqi pas puçit të dështuar të korrikut 2016, me anë të cilit Ankaraja ka pezulluar të zgjedhurit lokale anëtarë të partisë kurde PKK.

“Ndërsa legjislacioni i gjendjes së jashtëzakonshme lejon autoritetet qendrore për të emëruar kryebashkiakë, zëvendës kryetar në bashki dhe këshilltarë bashkiakë dhe për të ushtruar pa kontroll gjyqësor, kontrollin e drejtpërdrejtë mbi funskionimin e bashkive të sipërpërmendur është veçanërisht shqetësues”, sqaruan anëtarët e Komisionit të Venecias, organ konsultativ i Këshillit të Evropës.

Pas grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016, autoritetet turke arrestuan dhjetëra të zgjedhur lokalë, të cilësuar të afërt të partisë kurde PKK, duke i zëvendësuar nga zyrtarë të emëruar nga qeveria.

“Autoritetet lokale janë një nga bazat e një shoqërie demokratike”, theksuan ekspertët e së drejtës kushtetuese të komisionit të Venecias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat