Atambaev anulon vizitën në Rusi

Evropë

Atambaev anulon vizitën në Rusi

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:30
Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, ka anuluar vizitën e tij në Rusi, në samitin “Komuniteti i Shteteve të Pavarura” (CIS), që do të mbahet këtë javë.

Shërbimi për shtyp i Atambaevit kanë thënë me 9 tetor, se delegacioni i Krigizisë në CIS, do të udhëhiqet nga kryeministri Sapar Isakov, derisa Atambaev do të qëndrojë në Bishkek.

Atambaev është cituar të ketë thënë se ky ndryshim i planeve është bërë ngase ai po frikësohët për trazira të dhunshme gjatë zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor.

“Duke marrë parasyshë se... disa politikanë kanë planifikuar protesta në ditën e zgjedhjeve, përfshirë edhe elemente kriminale, po ashtu edhe mbështetjen financiare të këtyre kandidatëve nga jashtë, presidenti ka vendosur të ndërprej vizitën e tij të punës për të garantuar rregull dhe siguri në vend’, ka thënë zyra e Atambaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat