Britania po “përgatit një plan beteje për luftën me Korenë e Veriut”

Evropë

Britania po “përgatit një plan beteje për luftën me Korenë e Veriut”

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 22:24
Mundësia e luftës në gadishullin Korean nuk shihet e pamundur edhe në Britani me zyrtarët e Forcave të Armatosura duke bërë plane për skenarin më të keq.

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut janë përshkallëzuar gjatë muajve të fundit.

Dhe, siç shkruajnë mediat britanike, mundësia e luftës në gadishullin Korean nuk shihet e pamundur edhe në Britani me zyrtarët e Forcave të Armatosura duke bërë plane për skenarin më të keq.

Sipas burimeve, një nga planet përfshin vendosjen e aeroplanmbajtëses “HMS Queen Elizabeth” në rajon, i cili do t’i dorëzohet Marinës më vonë këtë vit, përpara se t’i nënshtrohet provës së fundit.

Një burim thuhet tu ketë thënë mediave britanike: “Ne kemi për të dërguar shumë anije, shkatërruesit e tipit 45, fregatat e tipit 23”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi kohët e fundit se “vetëm një gjë do të funksionojë” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Phenianin pasi vazhdon të kryejë teste bërthamore pavarësisht sanksioneve të OKB-së dhe dënimit ndërkombëtar.

Me sa duket, po sipas mediave britanike, taktikat që konsiderohen përfshijnë ato të ngjashme me ato që u përdorën për të mbrojtur Falklands nga Argjentina kur “HMS Illustrious” u nxitua në shërbim të hershëm.

Bëhet e ditur se “HMS Queen Elizabeth” nuk do të hyjë në shërbim deri në vitin 2020, por do të jetë në “me mandat” më vonë këtë vit, që do të thotë se mund të dërgohet teknikisht në luftë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat