Vuçiq: Thoni Erdoganit se Daçiqit nuk i pëlqen...

Evropë

Vuçiq: Thoni Erdoganit se Daçiqit nuk i pëlqen...

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:12
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologu Recep Tayyip Erdogan

(E plotësuar) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot në Beograd se ka shumë mundësi për investime në Serbi.

Ai në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, tha se për investime në Serbi është e interesuar bota afariste dhe firmat me emra eminentë.

Erdogan është shprehur i pakënaqur me zhvillimin aktual të tregtisë ndërmjet dy shteteve, i cili kap vlerën 800 milionë dollarë.

“Shifra nuk është e mjaftueshme. Dëshirojmë ta rritim më vonë”, tha ai.

Erdogan tha se vendi i tij për 15 vjet ka ndërtuar 19.000 kilometra rrugë dhe nga 25 aeroporte ka ngritur numrin në 50.

“Dëshirojmë që të gjitha këto gjëra t’i ndajmë me Serbinë”, tha ai.

Erdogan përkujtoi se gjatë vizitës së tij në Serbi do të nënshkruhen gjithsej 16 marrëveshje dhe se në të ardhmen duhet fokusuar në implementimin e tyre.

Ai përmendi rëndësinë e rrugës nga Beogradi deri në Sarajevë, duke kërkuar që sa më shpejt të nisë ndërtimi i saj, pasi që, siç u shpreh, një shtet pa rrugë nuk mund të flasë për civilizim.

Gjatë ceremonisë solemne para Pallatit Serbia, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka biseduar për disa çaste me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Pas shkëmbimit të disa fjalëve dhe buzëqeshjeve, Erdogan ka pyetur pse nuk e ka takuar Daçiqin më herët pas ardhjes në Beograd.

Në diskutim është përfshirë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili përkthyesve u ka thënë t’i tregojnë Erdoganit se Daçiqit “nuk i pëlqen të zgjohet herët”.

Vuçiq: Serbia e konsideron Turqinë si vend mik

Presidenti i Turqisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij e konsideron Turqinë si vend mik dhe se është i kënaqur që sot janë nënshkruar 12 marrëveshje ndërshtetërore.

Ai gjatë një konference për media pas takimit me shefin e shtetit turk Recep Tayyip Erdogan, ka nënshkruar deklaratën e përbashkët për themelimin e bashkëpunimit Serbi-Turqi, i cili do të takohet një herë në vit.

Vuçiq tha se nesër në Novi Pazar do të nënshkruhen edhe katër marrëveshje.

“Jam i bindur se në të ardhmen do të ndërtojmë marrëdhënie gjithnjë e më të mira”, tha ai.  Vuçiq tha se Serbia ishte njëra nga vendet e para, zyrtarët e së cilës u çuan në mbrojtje të Kushtetutës së Turqisë, kur vitin e kaluar u organizua tentim puçi.

“Serbia e konsideron Turqinë se mik. Ne jemi vend mik i popullit dhe shtetit turk”, tha ai.

Investuesit turq vijnë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sot se do të nënshkruhet memorandumi me kompaninë turke "Taip", e cila do të investojë në Kralevë dhe do të punësojë 2.500 vetë.

Vuçiq në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, falënderoi investuesit turq për këtë dhe të gjitha investimet tjera në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat