Mospërputhje në lidershipin çekë rreth sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

Evropë

Mospërputhje në lidershipin çekë rreth sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 07:22
Kryeministri çekë, Bohusla Sobotka (majtas) dhe presidenti Milos Zeman.

Zyrtarët e lartë të Republikës Çeke, kanë mospërputhje rreth sanksioneve të Bashkimit Evropian, ndaj Rusisë.

Në një adresim në Asamblenë parlamentare në Këshillin e Evropës në Strasburg, presidenti Milos Zeman, ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e sanksioneve ndaj Rusisë, rreth aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Kryeministri, Bohusla Sobotka, ka hedhur poshtë komentet e Zemanit, duke thënë se “ishte në kundërshtim me politikën e jashtme” dhe se presidenti nuk “ ka mandat” për këtë fjalim.

Delegacioni ukrainas, në ndërkohë kishte lëshuar takimin, në mes të fjalimit.

Rusia kishte aneksuar Krimenë në vitin 2014, duke dërguar trupa dhe duke organizuar një referendum që u shpall si i paligjshëm nga shumë vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat