Ndotja e ajrit vret çdo vit 500 000 evropianë

Evropë

Ndotja e ajrit vret çdo vit 500 000 evropianë

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 13:15
Ilustrim

Ndotja e ajrit vazhdon të shkaktojë më shumë se 500 000 të vdekur në vit në kontinentin evropian pavarësisht një përmirësimi të lehtë, theksoi sot Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin e saj vjetor.

“Është inkurajuese të konstatosh se shumë qeveri evropiane, dhe në mënyrë të veçantë qytete, tregojnë shembullin dhe mbrojnë shëndetin e personave duke përmirësuar cilësinë e ajrit”, theksoi në një komunikatë Hans Bruyninckx, drejtor i agjencisë që ndodhet në Kopenhagë.

Ndotja atmosferike mbetet shkaku kryesor mjedisor për vdekjen e parakohshme.

Sipas raportit, nga 520 400 të vdekur parakohe të regjistruar në 41 vende evropiane në 2014(nga 550 000 në 2013), katër në pesë (428 000) ishin të lidhura drejtpërdrejt me mikrobet e pranishme në ajër, grimca mikroskopike të gjeneruara kryesisht nga djegja e lëndëve djegëse fosile dhe e konsideruar si e dëmshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Bashkimin Evropian, mikrobet janë shkaku i vdekjes së tre në katër persona që lidhen me ndotjen atmosferike (399 000 nga 487 600).

Të dhënat e mbledhura në stacionet e mbikëqyrjes kanë treguar se në vitin 2015, 82 për qind e ndotjes urbane ishte e ekspozuar me nivel të lartë mikrobesh, nga 85 për qind në 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat