Netanyahu: Bashkimi Fatah-Hamas vështirëson paqen me Izraelin

Evropë

Netanyahu: Bashkimi Fatah-Hamas vështirëson paqen me Izraelin

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 23:18
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se bashkimi mes lëvizjeve rivale palestineze i arritur sot në Kajro vështirëson më shumë arritjen e paqes me Izraelin.

“Izraeli i kundërvihet çdo forme bashkimi në të cilën organizata terroriste e Hamasit nuk dorëzon armët dhe nuk ndërpret luftimin e saj për shkatërrimin i Izraelit”, reagoi Netanyahu në profilin e tij Facebook.

“Bashkimi mes Fatah dhe Hamasit nuk bën tjetër vetëm sa komplikon më shumë arritjen e paqes”, shtoi ai.

Autoriteti Palestinez do të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazas, nga duart e Hamasit, deri më 1 dhjetor 2017, në favor të marrëveshjes së nënshkruar sot nga lëvizja islamike dhe rivali i saj Fatah, njoftoi qeveria egjiptiane.

“Hamasi dhe Fatah i presidentit Mahmoud Abbas angazhohen të ndihmojnë qeverinë e unitetit, të ushtrojë përgjegjësitë e plota në menaxhimin e Rripit të Gazës, sikurse është rasti në Cisjordani”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të bërë në Kajro, që luan rolin e ndërmjetësit në përpjekiet për bashkim mes vëllezërve armiq palestineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat